Sfidat e integrimit të gjyqësorit në veri

“Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për sfidat e integrimit të gjyqësorit në veri. Kohët e fundit kemi pasur një integrim të prokurorëve dhe gjykatësve serb në pjesën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në veri të Mitrovicës. Për të diskutuar për këtë temë, janë zhvilluar intervista me prokurorë serb dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla.
Gjatë emisionit do të ndiqni edhe storien e cila flet për mbylljen e hetimeve parapenale për dosjen Kryeprokurorit të Shtetit, Alekasndër Lumezi, nga prokurori Kujtim Munishi.

Poashtu, do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë