SELAMI BAJRAMI PRANON FAJËSINË PËR RREZIKIM TË TRAFIKUT PUBLIK

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Selami Bajrami ka pranuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, për të cilën ngarkohet nga Prokuroria Themelore e Ferizajit. Në shqyrtimin e mbajtur të hënën, i njëjti u shpall fajtor nga gjyqtarja e vetme e çështjes, Hakile Ilazi , të cilit i’a shqiptoi dënimin me kusht me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh. Ky dënim nuk do të ekzekutohet në qoftë se i dënuari nuk do të përsëris vepër tjetër penale brenda periudhës kohore prej një (1) viti. Megjithatë, në këtë shqyrtim gjyqësor munguan të dëmtuarit Adem Halimi, Engjëll Memini, Flamur Vokshi dhe Sadat Hyseni.

Aktakzua e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ngarkon të pandehurin Selami Bajrami me veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’. Sipas aktakuzës, i akuzuari me datë 1 prill 2014 rreth orës 15:45 në fshatin Bibaj në Ferizaj, duke drejtuar automjetin transportues të markës “Mercedes Benz 903.6”ngjyrë të bardhë, nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 126 të LSKRR-së, ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve. Kjo ka ardhur si pasojë pasi i njëjti nuk e ka mbajtur distancën e mjaftueshme gjatë lëvizjes ndërmjet automjetit të tij dhe automjeteve tjera në lëvizje para tij, ashtu që me pjesën e parë të anës së majtë e godet mbrapa në anën e djathtë automjetin e markës “Volsfagen Polo”, ngjyrë të kalër , të cilën e drejtonte Adem  Halimi. Me këtë rast përpos dëmeve materiale, Adem Halimi, Engjëll Memini, Flamur Vokshi dhe Sadat Hyseni kanë pësuar lëndime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë