Vushtrri-Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në Vushtrri ka sekuestruar një armë pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari i është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“I dyshuari E M., 17- vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e policisë. /BetimipërDrejtësi