Sekuestrimi i 400 kg kokainë, arrestohen edhe dy të dyshuar

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se janë arrestuar H.Sh dhe N.M, lidhur me rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan në maj të vitit të kaluar.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga PSRK, ku thuhet se në vazhdim të hetimeve për rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, të premten u realizuan bastisje në dy lokacione, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sipas urdhrit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përveç sigurimit të provave materiale, policia ka arrestuar dhe ndaluar dy (2) persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale, thuhet në njoftim.

Tutje, PSRK njofton se do të vazhdojë procedurat e tjera ligjore në rastin konkret. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë