Sami Istrefi: Gjatë vitit 2020, janar-tetor AVSH ka pranuar 2170 raste

gg
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 21, 2020

Prishtinë – Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti kanë pranuar 2170 raste, e që sipas Istrefit kjo situatë është shqetësuese.

“Gjatë vitit 2020, janar-tetor AVSH ka pranuar 2170 raste, vërtetë janë shqetësuese zotri Musliu për faktin se administrata e shtetit me prodhuar aq vendime të mdhaja me qenë subjekt shqyrtimi në gjykatë është me të vërtetë shqetësuese”, ka thënë Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, kanë raste kur institucionet shtetërore janë subjekt i trajtimit në gjykatë.

“Po e zëmë nga kostot e punës e kemi një numër të madh pasi që këtu në përfaqësojmë Policinë e Kosovës, përfaqësojmë Inspektoratin e Punës, përfaqësojmë Agjencionin, përfaqësojmë ministritë e ndryshme edhe të gjitha këto raste janë subjekt trajtim në gjykatë për shkak se të palët e caktuara të cilët punojnë në institucionet tona në një forma a po tjetër janë subjekt i shkeljeve të mundeshe të detyrës së punës dhe më pastaj këto trajtohen në gjykatë”, ka thënë tutje Istrefi.

Ai ka deklaruar se një shqetësim tjetër është edhe paga jubilare dhe e shpërblimeve të cilat hyjnë tek kontrata kolektive. Sipas tij, edhe në nivelin qendrorë po ashtu edhe në atë lokal ka raste që nuk e kanë përmbushur kontratën kolektive.

“Ajo çka duhem të potencojë është edhe tek ka qenë edhe një shqetësim tjetër tek pagat jubilare, tek shpërblimet te të cilat njihen nga kontrata kolektive, vetëm gjatë janar të vitit 2020 deri më tani janë regjistruar në thesarin e Kosovës mbi 14 milionë euro të cilat duke i përfshi edhe institucionet  e nivelit qendrorë dhe nivelit lokal edhe komunat të cilat nuk i kanë përmbushur kontratat kolektive dhe kanë qenë subjekti i trajtimit nga përmbaruesi privat. Edhe këto kanë qenë jashtë zakonisht në vështirësi edhe thesari i shtetit për shkak që menjëherë kanë ardhur me qindra lënë nga përmbaruesit privat për mos zbatimin e kontratës kolektive, aty hynë po zjemë shujta për arsim, shëndetësi, pagat jubilare, kemi pensionet, pas pensionet që ju takojnë paga tjetër dhe krejt këto kanë qenë subjekt trajtimin në gjykatë”, ka thënë Avokati i Përgjithshëm Shtetëror.

Ai ka treguar edhe numrin e saktë të lëndëve të cilat janë duke u trajtuar.

“Lëndë në procedurën kontestimore i kemi 507, lënë në procesorë administrative 583, lëndë në procedurë përmbarimore 154, lëndë në procedurë jokontestimore 864, lëndë në procedurë penale 62”, ka thënë Istrefi.

Për të parë se sa prej lëndëve janë duke u përfaqësuar në institucionet shtetërore, si në nivel vendi ashtu edhe në arbitrazhin ndërkombëtar, ndiqeni intervistën me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi. /BetimipërDrejtësi