Këshilltari ligjor nga “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, Ehat Miftaraj, në emisionin “Betimi për Drejtësi” ka shprehur dilemat lidhur me pavarësinë individuale të prokurorëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre. Kjo për shkak se sipas tij, e drejta që i është dhënë Kryeprokurorit të Shtetit që të propozoj në KPK Kryeprokurorët e Prokurorive për shkarkim, mund të ndikoj tek kryeprokurorët në veprimet e tyre. Njëjtë është shprehur edhe Arton Demhasaj nga “Çohu” i cili tha se rregullorja po shkakton një ndikim të tepërt të Kryeprokurorit në prokuroritë përkatëse. Ndiqni arsyet e dy analistëve rreth pavarësisë së Kryeprokurorëve të Prokurorive.

Betimi për Drejtësi