Rubrika e monitorimit të rasteve të korrupsionit (29 tetor–2 nëntor 2018)

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 7, 2018

Ndiqeni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit për periudhën kohore 29 tetor-2 nëntor 2018, të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Sa seanca janë caktuar nga Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese? Sa seanca janë mbajtur dhe sa janë shtyrë? Sa është numri i personave të akuzuar në këto raste, dhe cilit profil i takojnë ata? Si përfundoi gjykimi për korrupsion ndaj dy anëtarëve të suspenduar të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu? Pse është hudhur poshtë aktakuza ndaj të akuzuarës për marrje ryshfeti, Arife Loxha? Çfarë aktgjykimi u shpall në rastin e dy zyrtarëve policor, Haxhi Vojvoda e Florim Hoxha, të akuzuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare? Në cilin rast të korrupsionit u bë ricilësimi i veprës penale gjatë shpalljes së aktgjykimit? Për çka po akuzohet zëvendësministri në Ministrinë e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj?/Betimipërdrejtësi