Rrokulliset me traktor një person në Podujevë, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda
Raporton; “Betimi për Drejtësi”
Podujevë – Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime të rënda pasi u rrokullis me traktor në fshatin Brainë të Podujevës.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ai është dërguar në QKUK për trajtim për shkak të lëndimeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë. /BetimipërDrejtësi