Rrahje në një familje në Gjakovë, arrestohen tri të dyshuara

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku janë arrestuar tri gra.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se tri gra janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar viktimën, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar edhe viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë