Rrahje mes profesorit dhe nxënësit në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan
Raporton: Adelina Ajeti
Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se në shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjila, të martën, ka ndodhur një rrahje mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Stacionit Policor në Gjilan Ismet Hashani.
“Është e vërtetë se ka ndodhur një rrahje në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan në mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të, përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.
I njëjti tha se rasti është proceduar në mënyrë të rregullt për lëndim të lehtë trupor. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.