Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, theret me thikë njëri prej tyre

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Fushë Kosovë – Policia e Kosovës ka raportuar për një rrahje në mes të disa personave të mërkurën në Fushë Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet njofton se njëri nga personat e përfshirë në rrahje është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 22.06.2022 – 00:10. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave ku si pasojë viktima mashkull kosovar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “Pjesëmarrje në rrahje”./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë