Rihapja e kundërligjshme e procedurës në Gjykatën e Pejës?
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, për një rast të rihapjes së kundërligjshme të procedurës në Gjykatën Themelore në Pejë.
Si ka ndodhur që në rastin e një qytetari të luhet “ping-pong” me vendime, pas të cilave ka pasuar njëherë arrestimi i tij, pastaj lirimi i tij dhe pastaj sërish arrestimi i tij ?
Cilat kanë qenë shkeljet ligjore të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, në procedimin e një rasti penal, për të cilin palët ngritin shqetësime se përveç kundërligjshmërisë, dyshojnë në falsifikime të procesverbaleve ?
Pse kanë heshtur Gjykata dhe Prokuroria në këtë rast ?
Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.