Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Raporton: Donjeta Ajvazi

Prishtinë-Është rihapur shqyrtimi gjyqësor në rastin ku F.S akuzohet se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Një vendim i tillë u morë nga gjykatësi Kushtrim Shyti në seancën e së enjtes në të cilën pritej të bëhej shpallja e aktgjykimit, raporton ,”Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Shyti, deri tek rihapja e shqyrtimit gjyqësorë ka ardhur pasi që trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokat Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S e cila akuzohet se deri sa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pa e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë