REFUZOHET KËRKESA PËR HUDHJEN E AKTAKUZËS NDAJ AGIM THAQIT

Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë- Shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për përvetësm gjatë detyrës, Agim Thaqi, nuk përfundoi në shqyrtimin e dytë. Kjo pasi që në seancën e mbajtur të enjten, gjyqtari i këtij rasti Faik Hoxha, refuzoi kërkesën e avokatit Ali Beka për hudhjen e aktakuzës ndaj klientit të tij.

Në këtë seancë dytësore mbrojtësi i të akuzuarit deklaroi se kishte ushtruar kërkesë më shkrim për hudhjen e aktakuzës dhe shtoi se dispozitivi i aktakuzës është kontradiktor. “Në përshkrimin e aktakuzës thuhet se vepra penale është kryer në bazë të detyrës zyrtare dhe kjo nënkupton se i mbrojturi im për ta kryer këtë vepër penale do duhej të ishte person zyrtar”,tha avokati Beka.

Lidhur me këtë, prokurorja Fikrije Fejzullahu deklaroi se një kundërshtim i tillë i aktakuzës është i pabazuar, pasi sipas saj dispozitivi i aktakuzës është mbështetur në një mori provash materiale dhe jomateriale, të cilat janë propozuar për administrim.

Seanca e parë e shqyrtimit gjyqësor është caktuar të mbahet me datën 6 qershor 2016 në ora 14:00.

Sipas aktakuzës së datës 16 tetor 2012, Agim Thaqi në cilësi të depoistit në firmën”Fredi Generators”, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kishte përvetësuar pasuri të luajtshme që i është besuar në bazë të detyrës së tij. Sipas aktakuzës, i njëjti pa dijen e pronarit kishte marrë nga depoja e kësaj firme ka marrë një gjenerator 50 KW, të cilin e kishte ngarkuar në një kamionet dhe e kishe dërguar dhe fshehur në fshatin Dugojevë, Komuna e Klinës. Me datën 25 qershor 2012 policia e gjen dhe bën konfiskimin e këtij gjeneratori, me ç’rast Anton Gjinajt i kishte shkaktuar dëm në shumën prej 11.000 euro.

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë