Rasti “Brezovica”, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të dyshuarit R.M.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë, ku thuhet se i njëjti dyshohet për veprat penale marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 dhe ushtrimi i ndikimit nga neni 431, paragrafi 2 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftim thuhet se gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura dhe ky dyshim i bazuar mbështetet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkëngjitura deri në këtë fazë.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë