Rastet e shënjestruara – Liberalizimi i vizave
“Betimi për Drejtësi”
Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për rastet e shënjestruara. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si kriter i mbetur për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, vazhdon të jetë temë e përditshme në Republikën e Kosovës. Se çfarë po ndodhë me 39 rastet e shënjestruara në Mekanizmin Përcjellës dhe si është bërë trajtimi i tyre nga fillimi deri në këtë fazë, ndiqeni intervistën me Koordinatorin për lëndët e shënjestruara në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, njëherit gjykatës në Gjykatën Supreme, Agim Maliqi.
Gjatë emisionit, do të ndiqni rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimi për Drejtësi”.