RAST I KORRUPSIONIT: AKUZOHET POLICI SE NUK E NDALI VËLLAIN, I CILI PO BARTE DRUNJË

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të martën, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj Skender Sallahut, i cili akuzohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues, Afrim Shala, me pajtimin e palëve prezente ka hapur shqyrtimin, në të cilin është lexuar aktakuza nga prokurori Arben Kadriu.

I akuzuari Skender Sallahu nuk e ka pranuar fajësin për veprën penale për të cilin akuzohet.

Për shkak se nuk është pranuar fajësia nga i akuzuari Skender Sallahu, seanca ka vazhduar me procedurën e provave.

Prokurori Arben Kadriu, në fjalën hyrëse të tij ka thënë se  kjo aktakuza ka mbështetje të plotë në dëshmitë e dëshmitarëve  si dhe në prova material si dhe në shkresën të cilën e kishin nëshkruar tre dëshmitarët – zyrtarë të autoriteti Pyjor të Kosovës. Prokurori tha që në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale.

Mbrojtësi i Skender Sallahut, avokati Ekrem Pira në fjalën e tij hyrëse tha se aktakuza është e bazuar në provat që ishin nxjerr në kundërshtim me dispozitën e nenit 132 par 1 të KPRK sa i përketë dëshmitarve Bajram Hyseni,Vehbi Xhymshiti e Nexhmedin Azemi, ndërsa sa i përket deklaratës të dhënë në prokurori nga dëshmitari Naser Sallahu kjo prove duhet të ishte e pa pranushme.

Seanca vazhdoj me marrjen në pyetje  dëshmitarin Naser Sallahu. Në pyetjen e prokurorit se a kishte qenë më 4 tetor 2012, në fshatin Buzovik, dëshmitari tha se ka qenë në fshatin Buzovik në këtë datë. Dëshmitari tha se në ditën kritike nuk e kishte takuar as vëllaun e tij as ndonjë roje të pyllit. Ai tha se arsyea pse kishte shku në ditën kritike në fshatin Buzovik kishte qenë për t’i marrë disa dërrasa. Ai tha se kishte shkuar te personi i quajtur Sadik, i cili përveç dërrasave ja kishte dhënë edhe disa cunga për djegje.

Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues se ai kishte marrë cungat falas apo kishte paguar për to dëshmitari tha se kishte paguar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Skender Sallahu, i cili akuzohet se deri sa ishte në detyrë zyrtare oficer i policisë, nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare, duke mos ju përgjigjur kërkesës së zyrtarëve të Agjencionit Pyjor të Kosovës, për t’i ndaluar dy persona me traktor, të cilët ishin të ngarkuar me drunjë, njërin nga traktorët kishte qenë duke  e vozitur vëllau i të pandehurit Naser Sallahu, të cilët kishin qenë duke lëviz disa metra para veturës zyrtare të policisë, ku i pandehuri është përgjigjur se traktorët ishin të tij dhe ishin nën përcjelljen e tij. Në këtë mënyrë kishte shpërdorë pozitën zyrtare, me qëllim që vozitësve të traktorëve tu siguronte përfitime materiale.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë