Raportohet se në Bjeshkët e Botushës në Junik janë prerë 15.70 metra kub masë drusore

drure
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Maj 21, 2020

Junik – Të mërkurën, është raportuar për drunjë të prerë në Bjeshkën e Botushës në Junik.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se në vend të ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe zyrtarët e pylltarisë.

Këta të fundit kanë bërë matjen e masës drusore, e cila ka rezultuar të jetë 15.70 metra kub.

Sipas policisë, masa drusore është nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të pylltarisë, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi