Qytetarët e Kamenicës respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjës

20200324_162340
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Mars 25, 2020

Kamenicë – Qytetarët e Komunës së Kamenicës po e respektojnë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për kufizim të lëvizjes, si masë mbrojtëse nga virusi Covid-19.

Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Ai ka thënë se respektimi i kufizimit të lëvizjes nga qytetarët ka qenë në nivel të kënaqshëm.

“Ka qenë në nivel të kënaqëshëm, edhe ata qytetarë që rastësisht nuk kanë ditë për vendimin i kemi njoftu dhe kemi pas konsideratë, dhe se po ashtu kemi shpërnda nëpër të gjitha lagjet njoftimin e Qeverisë për t’i njoftuar qytetarët, dhe në përgjithësi ka shkuar mirë”, ka thënë Klaiqi.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e së hënës, në orët e vona të mbrëmjes, ka vendosur që të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë mbrojtëse nga virusi pandemik Covid-19.

Në këtë mbledhje, është vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 6:00. /BetimipërDrejtësi