PREZANTOHEN SMS-TË E QEMAJL MUSTAFËS DREJT HASHIM THAÇIT

Raporton: Bukurezë SURDULLI

Prishtinë – (E PLOTËSUAR) Përveq mesazheve që u prezantuan nga ana e prokurorit që ishin shkëmbyer në mes të Mehmet Shkodrës dhe Qemajl Mustafës, sot u prezantuan edhe disa mesazhe që u shkëmbyen në mes Mustafës dhe Hashim Thaçit, të shtatorit të 2009-tës. Meqenëse dëshmitari Mustafa në atë kohë kishte qenë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ai e pranoj që ka pasur disa herë komunikime me ish Kryeministrin e e Kosovës, Hashim Thaçin. Në mesazhet e shfaqura, Mustafa kishte kërkuar nga Hashim Thaçi një takim në mes të tij si Kryetar i Gjilanit, Fatmir Limës dhe Thaçit. Sipas Mustafës, këto takime i kishte kërkuar për shkak se dëshironte të fliste me ta lidhur me projektet në Komunën e Gjilanit dhe për ta informuar kryeministrin që punët në Gjilan i janë bllokuar. Në njërin nga vargu i këtyre mesazheve Mustafa i ishte drejtuar Thaçit duke i thënë që nuk mund të vazhdoj pa investime të mëdha dhe këtë mesazh dëshmitari e arsyetoj duke thënë që ai ka dashur t’i realizoj projektet që i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Prandaj, kishte tentuar që të bisedonte me Thaçin, që të investohej në Gjilan për tu përmbushur premtimet e dhëna nga Partia Demokratike e Kosovës, për Komunën e Gjilanit.

Më tej, prokurori i çështje Charles Hardaway, ka prezantuar një mesazh tjetër që Mustafa i kishte dërguar anëtarit të PDK-së Bujar Nevzadit, ku i kishte thënë “Unë jam me Limaj dhe me H.Thaçin. Përfundimisht ose do t’i ndreqim marrëveshjet ose do t’i shkatërrojmë. Për ish Kryetarin e Komunës së Gjilanit, ku mesazh ishtë në lidhje me investimet, pra ose do të rregullohen ose do të ndodhë e kundërta. “Po mund të jetë që i kam shkruar këtë mesazh, pra  ose e ndreqim krejt punën ose e prishim, është fjala tek investimet. Na skemi fol për kompira” u shpreh Mustafa.

Gjatë deklaratës së tij, Mustafa foli edhe për tenderët e fituar nga kompania “Tali”, pronari i së cilës është i përfshirë në këtë aktakuzë për dhënie ryshfeti. Mustafa tha që nuk është në dijeni se sa tenderë i kishte fituar dhe u shpreh që nuk kishte marrë ndonjëherë informacion nga Mehme Shkodra, se Nexhat Krasniqi ka kërkuar ryshfet në vlerën prej 20% nga secili tender.

Edhe në këtë seancë, xhirimi u lejua vetëm ne 3 minutat e parë nga mediat, me arsyetimin se dëshmitari preferonte që mediat të mos xhirojnë gjithë seancën.

Në seancën e rradhës e cila do të vazhdoj me 12 prill, do të vazhdoj marrja në pyetje nga avokatët mbrojtës ndaj po të njejtit dëshmitar.

Prishtinë – (E PLOTËSUAR) Në gjykimin kundër Limajt dhe të tjerëve për tenderët e MTPT-së, po vazhdon ballafaqimi i dëshmitarit Qemajl Mustafës me SMS-të që ai kishte shkëmbyer me të ndjerin Mehmet Shkodra.  Dëshmitari ka vazhduar të theksoj pretendimet e tij që Shkodra i ka bërë presion atij në mënyrë që të marrë tenderë për ndërtimin e rrugëve dhe gjithçka që ka bërë Mustafa në këtë rast, ka qenë përpjekja për ta larguar nga vetja. Mustafa tha që ai është munduar që ta largoj Shkodrën për shkak që ai nuk ka qenë i kualifikuar për tu marrë me ndërtim të rrugëve. Lidhur me këtë prokurori i çështjes i ka prezantuar edhe disa mesazhe të tjera në mes të Mehmet Shkodrës dhe Qemajl Mustafës. Në njërin nga mesazhet e vitit 2009, të prezantuara para trupit gjykues nga prokrori, shkruhej “Shok provoje me ata të prokurimit. Provoje me Nexhatin dhe aim und të bëj dicka”. Ky mesazh ishte dërguar nga Mustafa tek Shkodra, dhe dëshmitari e ka arsyetuar këtë duke thënë që Mehmet Shkodra e ka penguar shpesh në punë dhe nuk ka dashur ta refuzoj sepse ka qenë një aktivisti i mirë i PDK-së, prandaj e ka drejtuar tek Krasniqi. Megjithatë, dëshmitari deklaroi që në atë kohë Nexhat Krasniqin nuk e njihte personalisht por vetëm si Drejtor të Prokurimit në MTPT.  Më tej, prokurori lexoj edhe përgjigjen që Shkodra i kishte dhënë Mustafës për këtë sms, dhe në të cilin thuhej “Nuk më ban qare veç nëse e urdhënon dikush”. E lidhur me këtë mesazh, dëshmitari Musafa deklaroi që Shkodra ka pritur që dikush ta urdhëroj Nexhatin sepse e ka ditur që ai nuk ka qenë i pregaditur që ta bëj atë punë, prat ë marrë tenderë lidhur me ndërtimin ose mirëmbajtjen e rrugëve.

Tutje, në mesazhet e tjera të prezantuara në seancën e sotme, u përmend edhe Menaxherja e Departamentit të Prokurimit në Komunën e Gjilanit në atë kohë, tek e cila Mustafa e  kishte drejtuar Shkodrën që të bisedoj.  Në një mesazh tjetër që Mustafa i kishte dërguar Shkodrës thuhej “Çka të bëj shoku im, askush nuk po më dëgjon as mua, i kam thënë Hatixhes të kujdeset për ty”, dhe përgjigja e Qemajl Mustafës përpara trupit gjykues ishte që vetëm ka dashur ta largoj Shkodrën duke e drejtuar atë tek menaxherja që ajo të ja shpjegoj kriteret që duhet të plotësohen për tender.

Lidhur më këto pyetje që kishin të bënin me Departamentin e Prokurimit në Komunën e Gjilanit, reaguan mbrojtësit e të akuzuarëve, duke thënë tenderët e kontraktuar nga Komuna e Gjilanit nuk janë objekt i aktkauzës. Sipas tyre, nëse prokurori po dyshon që ka pasë keqpërdorime në këtë komunë, ai duhet të filloj hetimet në këtë drejtim. “Nëse prokurori ka dyshime për keqpërdorime me tenderë në Komunën  e Gjilanit, ai mund të filloj një hetim e jo ta keqpërdor këtë shqyrtim që të bëj hetime dhe për atë Komunë” u shpreh avokati Tahir Rrecaj.

Përveq ballafaqimit të dëshmitarit Qemajl Mustafa me mesazhet e vitit 2009 dhe kundërshitmeve në mes të prokurorit dhe mbrojtësve, në këtë seancë poashtu u shfrytëzuan dy minuta për të nderuar viktimat nga sulmet Bruksel. Kryetarja e trupit gjykues, Maria Tuma propozoi që në orën 12:00 të mbahen dy minuta heshtje, në respekt të viktimave që pësuan nga sulmet terroriste që ndodhën dje në Bruksel.

DËSHMITARI QEMAJL MUSTAFA SFIDOHET NGA PROKURORI PËR SMS-TË

Prishtinë – (E PLOTËSUAR) Pyetjet e prokurorit Charles Hardaway për dëshmtarin Qemajl Mustafa, u kundërshtuan disa herë nga avokatët mbrojtës Tahir Rrecaj dhe Bajram Tmava. Saktësisht, ata kundërshtuan pyetjen e prokurorit drejtuar dëshmitarit lidhur me mesazhin që i kishte shkruar biznesmenit të ndjerë Mehmet Shkodrës, të publikuar dje nga “Betimi për Drejtësi”. Në atë mesazh Mustafa i kishte shkruar Shkodrës “Çka lypi Izmija në atë punë, a e ka ni që ka lypë ryshfet a”, ndërkaq prokurori ishte i interesuar se a ju kishte referuar dëshmitari Fatmir Limajt në atë kohë kur përmendej se dikush po kërkonte ryshfet. Mbrojtësit e lartëpërmendur reaguan menjëherë duke kundërshtuar pyetjen, me arsyetimin se nuk lejohen pyetjet sugjestive. “Ju lutem prokurori po ja vë në gojë dëshmitarit emrin e Limajt. Kjo nuk është e lejuar” ka thënë Tmava.

Megjithatë, përgjigja e dëshmitarit ishte që në asnjë mënyrë nuk ju kishte referuar Fatmir Limajt dhe se nuk kishte dëgjuar që ai ka kërkuar ndonjëherë ryshfet. Poashtu, ai u deklarua që asnjëherë nuk ka dëgjuar që të akuzuarit e tjerë Endrit Shala dhe Nexhat Krasniqi kanë kërkuar ndonjëherë ryshfet.

Ky mesazh, u bë tema kryesore e kësja seance deri më tash për shkak që mbrojtësit nuk u pajtun me përkthimin e saj në gjuhën angleze. Sipas tyre, ne pyetjen në gjuhën shqipe nuk përmendej se “ai ose ajo” kërkonte ryshfet, ndërkaq në gjuhën angleze përkthehej edhe përemri “ai”. Megjithatë, gjykata vendosi që mesazhi i përkthyer të përdoret si dëshmi në këtë rast.

Lidhur me mesazhet që po lexohen në këtë gjykim, mbrojtësi i të akuzuarit Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj, kërkoj që të shpallen si dëshmi të papranueshme për shkak që renditja e mesazheve nuk përputhet sipas datave që janë dërguar. Mirëpo, ky propozim u hodh poshtë nga trupi gjykues, dhe mesazhet do të përdoren si dëshmi në këtë rast.

QEMAJL MUSTAFA VAZHDON DËSHMINË E TIJ NË RASTIN MTPT

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet që të vazhdoj dëshminë e tij ish-Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Në seancën që u mbajt të martën, Mustafa u morr në pyetje nga prokurori i çështjes Charles Hardaway, pyetjet e të cilit do të vazhdojnë të parashtrohen edhe në seancën e sotme.

Mustafa ka folur kryesisht rreth disa mesazheve që ai kishte shkëmbyer me të ndjerin Mehmet Shkodra, i cili ishte pronar i kompanisë “Inter-Europa”. Këto mesazhe kishin të bëjnë me tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve verore/dimërore 2009/10.  Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Mustafa dje deklaroi që Shkodra dëshironte gjithmonë që të merrte tenderë, mirëpo ai nuk kishte aftësi teknike dhe as profesionale për të fituar këta tenderë. Ish Kryetari i Gjilanit, poashtu foli rreth takimeve që kishte si kryetar i asaj komune me Fatmir Limajn si Ministër i Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës. Sipas tij, në këto takime u fol kryesisht rreth projekteve që kjo ministri do t’i financonte në regjionin e Gjilanit.

Në këtë rast Fatmir Limaj akuzohet së bashku më Nexhat Krasniqin, Endrit Shalën, Shpëtim Telakun dhe Florim Sukën për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti.

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë