“Qëllimi i markës tregtare është dallimi nga marka tjetër”, vlerësojnë ekspertët

Raporton: Albijona HOXHAJ

Ekspertët në fushën e markave tregtare theksojnë se përditë ka shkelje që ndodhin në lidhje me të drejtën e përdorimit të markave. Sipas tyre, qëllimi i markës tregtare është të dallojë apo mos të ngjaje me tjetrën.

Njomëza Zejnullahu, profesoreshë në UBT, thotë se markat tregtare janë shenja dalluese, identifikuese të cilat kanë për qëllim dallimin dhe identifikimin e mallrave të shërbimeve të një prodhuesi ose një kompanie prodhuese ose kompanisë tjetër.

“Markat tregtare do të thotë e kanë qëllimin e parë oshtë funksioni dallues ose identifikues. Do me thanë duhet mu ditë çka oshtë diçka që kom kriju unë, çka oshtë diçka që e keni kriju ju. Në kuptimin e produktit ose të shërbimit, pastaj oshtë edhe funksioni i kontrollit se kur kemi markë tregtare edhe kur respektohet marka tregtare përdoret si duhet në bazë legjislacionit në fuqi edhe praktikave, realisht oshtë funksioni kontrollues se mund të kontrollon kualitetin”, është shprehur ajo.

Zejnullahu ka shtuar se esenciale është që marka mos te ketë ngjashmëri që e vë në lajthitje konsumatorin.

“Esenciale të  një markë tregtare është ngjashmëria sepse një konsumator, për shembull na nuk është se kemi kohë dhe as interesi të them të drejtë me hy me analizu markën tregtare se a i ka të gjitha elementet do me thanë te markat tregtare ngjashmëria, është shumë e rëndësishme dhe mundësia me shkaktu konfuzion tek konsumatori që do të thotë na kur e shohim, mundemi me mundu që realisht është prodhim i një marke e në fakt nuk është, kështu që nëse do të kishte një ndryshim hipotetikisht aq të vogël, sa ju e thatë, me rregull nuk do të duhej të regjistrohej”, ka thënë ajo për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati Florin Lata, i cili ths se nëse marka nuk është e dallueshme nga tjetra cili është qëllimi i saj.

“Në qoftë se një shenjë nuk e përmbushë këtë element, pra dallueshmërinë në mes të produkteve të një kompanie me kompaninë tjetër apo shërbimeve, atëherë ajo nuk i plotëson kushtet për regjistrim sepse faktikisht bien në kundërshtim edhe me vet qëllimin”, ka thënë ai.

Për më shumë ndiqeni emisioni “Lufta” për mbrojtjen e markave tregtare”, në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë