Qarkullonte me armë në dorë nëpër Ferizaj, ndalohet nga policia

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj – Policia të martën në Ferizaj ka hasur në një person i cili ishte në veturë me armë në dorë.

Policia menjëherë e ka ndaluar veturën në lëvizje me personin e dyshuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar”, njoftoi Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit, tek pasagjeri me inicialet J.I., i moshës 41 vjeçar, janë gjetur dhe janë konfiskuar: një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me njëqind fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë