Qarkullimi i mallrave të falsifikuara në treg, avokati Lata fajëson Inspektoratin e Tregut

Raporton: Albijona HOXHAJ

Për mallrat e falsifikuara që qarkullojnë në treg, avokati Florin Lata, e ka fajësuar Inspektoratin e Tregut. Ka thënë se Inspektorati nuk po vepron si duhet.

“Një problem që duhet me e theksu, është̈ mos aktivizimi i institucioneve në tregun e brendshëm, mbrojtja kryesisht është̈ duke u realizuar në kufi. Mirëpo, ajo është̈ vetëm njëra ndër mbrojtjet që e parasheh ligji përmes Doganës së Kosovës, mirëpo prapë se prapë aty depërtojnë̈ mallra të falsifikuara sepse jo çdo mall kontrollohet dhe është̈ e domosdoshme që institucionet sidomos Inspektorati i Tregut qysh inspektorët të përkrahën profesionalisht dhe të fillojë zbatimi edhe në tregun e brendshëm sepse gjithë̈ ne e shohin si tregun e brendshëm”, ka thënë ai.

Lata ka thënë se Inspektorati nuk ka vepruar pasi ka është thënë se nuk ka kompetenca, por që sipas tij është vetëm çështje e interpretimit të ligjit.

“Deri më tash inspektorati i tregut ka qenë shumë pasiv dhe ka pas një̈ interpretim të të tyre se nuk kanë kompetencë që të ndërmarrin veprime çështje interpretimi, sepse për shembull interpretimi im është̈ që inspektorati ka kompetencë mirëpo inspektorati vet e interpreton si mungesë kompetencës”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, zyrtarët e Inspektoratit të Tregut thonë se veprojnë në rastet kur produktet vendosen në treg me markë tregtare të ngjashme, gjë e cila mund të krijojë konfuzion dhe mashtrim të konsumatorit si dhe në rastet kur produktet vendosen pa dokumentacion mbi origjinën e mallit.

Kurse, profesoresha Njomëza Zejnullahu thotë se është e rëndësishme që të funksionojë zinxhiri institucional që të mbrohet konsumatori.

Për më shumë ndiqeni emisioni “Lufta” për mbrojtjen e markave tregtare”, në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë