PUNONJËSIT E PALLATIT TË DREJTËSISË NË GREVË PËR SHKAK TË MUNGESËS SË KUSHTEVE

Raporton: Bukurezë SURDULLI

Prishtinë – Puna e të gjithë punonjësëve në Pallatin e Drejtësisë, u ndërpre të martën, nga ora 13 deri në orën 15 për shkak të ankesave për kushte jo të mira të punës. Ajri i pamjaftueshëm, u bë shkak i kësaj greve e cila do të vazhdoj për një javë rresht nga dy orë në ditë, në qoftëse nuk ndërmerret asgjë në këtë drejtim.

Iniciativa e kësaj greve rrjedhë nga Sindikata e Judikaturës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilëve nuk mund të vazhdohet puna në mungesë të oksigjenit. Sipas Kryetarit të kësaj Sindikate, Asllan Rusinovcit, greva do të vazhdoj tërë javën. Ai poashtu njoftoj se një grup punues i formuar nga anëtarë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Administratës Publike, Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor, ka dalë me një rekomandim që të formohet një grup tjetër ekspertësh për vlerësimin e ajrit në këtë ndërtesë. “Ka edhe prej Bashkësisë Evropiane që kanë punu në këtë grup, kanë pa që ka gabime, ka të meta, ka defekte mirëpo në fund ka rekomandu që me u formu një grup i ekspertëve për matjen e cilësisë së ajrit”, ka thënë Rusinovci për Betimi për Drejtësi. Mirëpo, lidhur me këtë grup nuk është vendosur ende për shkak që sipas tij, ky rekomandim ka ardhur të premten, më 25 mars 2016.

Në këtë grevë po marrin pjesë Gjykata Themelore në Prishtinë, Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria e Apelit. Greva do të vazhdoj në të njejtën kohë, për një javë rresht.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë