PSRK ngritë aktakuzë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar

PSRK
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prill 7, 2021

Prishtinë – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të mërkurën, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të PSRK-së, ku thuhet se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B., në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

“Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, përfundon komunikata e PSRK-së. /BetimipërDrejtësi