Provat s’lexohen qartë, shtyhet seanca ku propozuesja po kërkon sigurimin e parcelës që BKT ia shiti në emër të hipotekës

Raporton: Hajrije Krasniqi

Malishevë- Në pa mundësi për t’i lexuar provat e dorëzuara në gjykatë nga përfaqësuesja e  propozueses, avokatja Bahrije Xhyiqi, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega në Malishevë, në rastin ku propozuesja e masës së sigurisë F.M. përmes propozimit po kërkon nga kundërshtarët e masës I. dhe Sh.H. të mos marrin asnjë veprim mbi parcelën derisa të vendoset çështja meritore.

Propozimin për shtyrje e bëri përfaqësuesi i kundërshtarit të masës I.H., avokati Besnik Berisha, i cili i kërkoi gjykatës që propozuesja të sjellë në gjykatë si provë origjinali e më pastaj të deklarohen rreth çështjes.

“I propozoj gjykatës që propozuesja, gjykatë s ti sjell në origjinal provat e dorëzuara e një kopje të lexueshme për neve, në mënyrë që të deklarohemi”, tha avokati Berisha.

Paraprakisht para se të dorëzojë provat në gjykatë përfaqësuesja e propozueses, avokatja Xhyliqi ka deklaruar se edhe më tej mbesin në tersi pran propozimit, duke shtuar se Banka Kombëtare Tregtare (BKT),  me rastin e kësaj palujtshmërie nuk janë respektuar të drejtat ligjore të propozueses duke mos e bërë njoftimin e mos përmbushjes së kontratës.

Me vendim të gjyqtarit Nehat Qelaj seanca e sotme është shtyrë për datën 16 maj, ku propozuesja F.M. është obliguar që në afat prej tri ditësh gjykatës t’ia sjell provat në origjinal apo të vërtetuara me akt noterial.

Ndryshe me propozimin për lejimin e masës së sigurimit të datës 15 tetor 2021, thuhet se propozuesja e masës së sigurimit F.M së bashku me bashkëshortin  e saj  E.M kanë lidhur marrëveshjen për kredinë me Bankën Kombëtare Tregtare, dhe kredia është siguruar me dhe në hipotekë kanë paraqitur parcelën kadastrale me sipërfaqe prej 3500m2,në vendi  e quajtur “Gërmiza-te shkolla” në zonën kadastrale Malishevë, në të cilën parcelë propozuesja ka qenë  bashkëpronare me ½ e pjesës së sajë  të pasurisë së përbashkët me bashkëshortin.

Sipas propozimit për masë të sigurisë pa dijeninë e propozueses Fatime Morina, me datën 29.09.2021, Banka Kombëtare Tregtare, në Kosovë, kishte shitur me kontrate të shitblerjes parcelën e lënë në hipotekë, dhe e njëjta kishte kaluar  në emër të kundërshtarët e masës së sigurimit I. dhe Sh.H.

Ndërsa, propozuesja lidhur me çështjen kryesore po kërkon nga gjykata që të aprovohet në tersi masa e sigurimit për parcelën kontestuese derisa atë zgjidhet çështja meritore dhe t’i ndalohet kundërshtarëve I.dhe Sh.H. ndërmarrja e çfarëdo veprimi mbi këtë parcelë. BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë