Promo: Amnistia e ligjshme e korrupsionit

Author

Raporton: ”Betimi për Drejtësi”

Prill 12, 2019

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për amnistinë e ligjshme të korrupsionit.

Si i akuzuari për marrje të ryshfetit Nuredin Bislimi, është dënuar me aktgjykim përfundimtar dhe nuk e ka mbajtur asnjë ditë burgim?

Kush ka dështuar në kapjen e të dënuarit për korrupsion për ta vuajtur dënimin e shqiptuar me burg?

Kush është fajtor sipas gjykatës, prokurorisë, policisë dhe avokatëve?

Ku fshihet i dënuari për korrupsion, ndaj të cilit edhe pak ditë vjetërsohet lënda dhe do të mbetet i lirë pa pasoja?

Në rastin tjetër, ndiqeni se si u vjetërsua lënda e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Pse ishte rrëzuar aktakuza ndaj ish-referentëve në Komunën dhe Gjykatën e Gjykatës?

Pse Prokuroria nuk kishte vepruar me kohë në ndjekjen penale të këtij rasti ?

Gjatë këtij emisioni do të mund të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjithë gjykatat e Kosovës. Për këto dhe më shumë, të shtunën nga ora 20:15, në RTK1, ndiqeni emisioni “Betimi për Drejtësi”.