Prokurorja në pushim vjetor, shtyhet seanca për korrupsion kundër zyrtarëve të pyjeve në Deçan

Raporton:Belkize LOSHAJ

Pejë – Prokurorja Sahide Gashi edhe pse ishte ftuar në mënyrë të rregulltë nuk ishte prezente në shqyrtimin gjyqësor kundër Arif Demhasaj, Avni Sinani dhe Latif Tahiruka të akuzuar për “shpërdorim të detyrës zyrtare”.

Kryetarja e trupit gjykues Lumturije Muhaxheri, konstatoj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor, për shkak se prokurorja gjendej në pushim vjetor. Seanca u shty për një datë ta pacaktuar.

Sipas aktakuzës Arif Demhasaj, Avni Sinani dhe Latif Tahiruka si persona zyrtar të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës (AKP) në Deçan kanë shkelur Ligjin për Pyjet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për tjetrin, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare. Sipas prokurorisë, të akuzuarit edhe pse kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve në pastrimin e pyllit nga ana e operatorit ekonomik ”Tini-s” me seli në Isniq këtë gjë nuk e kanë bërë dhe nga inspektori i pylltarisë është konstatuar se ky operator ka prerë ilegalisht trupa teknik, duke i shkaktuar dëme APK-së.

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë