Prokurorja në dy seanca të korrupsionit në kohë të njëjtë, shtyhet seanca ndaj Shabin Belegut dhe Sami Krasniqit të akuzuar për shpërdorim të detyrës

Raporton: Verona KADRIU

Pejë – Prokurorja Sahide Gashi më 26 shtator 2016 në ora 10:00 kishte të caktuar të  përfaqësonte dy lëndë në të njëjtën kohë në Gjykatën Themelore në Pejë.

Seanca e paraparë të mbahej më 26 shtator 2016 në ora 10:00, në rastin e Shahin Belegu dhe Sami Krasniqi të akuzuar për veprën penale “shpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit”, nuk u mbajt, sepse prokurorja e çështjes,  Sahide Gashi në të njëjtën kohë kishte të caktuar të përfaqësonte edhe në një seancë tjetër penale të karakterit të njëjtë. Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj konstatoi po ashtu se mungon edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sami Krasniqi, avokati Selim Berisha, i cili kishte njoftuar Gjykatën përmes parashtresës se nuk mund të prezantoi në gjykim pasi që ishte i angazhuar në një kontest civil në Degën në Deçan.

Po ashtu munguan edhe të dëmtuarit Hamdi e Musa Sadrija dhe Agim Balaj.

Andaj, për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, shqyrtimi gjyqësor ndaj Belgut dhe Gashit nuk u mbajt, ndërsa seanca e radhës u caktua për 13 tetor 2016, në ora 10:00.

I pandehuri Sami Krasniqi akuzohet për veprën penale “shpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit”, sepse me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, ka shpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendim për bartje të pronësisë të lokalit afarist. Gjithashtu, i njëjti ka bërë regjistrimin e hipotekës së paluajtshmërisë nga fleta poseduese, edhe pse për të njëjtën ka pasur aktgjykim të plotfuqishëm se prona i njihet një personi tjetër.

I pandehuri Shahin Belegu akuzohet për veprën penale “shpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit”, sepse me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, në atë mënyrë që duke mos e dërguar një lëndë për azhurim në librin përkatës. Gjithashtu, organi akuzues ngarkon të pandehurin se më 13 dhjetor 2007 ka nxjerr vendime të kundërligjshme me të cilat pronën publike e bartë në pronë private.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë