Prokurorja: Edhe në mungesë të propozimit, Gjykata do duhej të obligonte “veteranët mashtrues” në kompensimin e dëmit (Video)

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 16, 2019

Prishtinë – Në emisionin “Betimi për Drejtësi” është transmetuar hulumtimi “Gjykimi i veteranëve mashtrues”.

Gjatë këtij emisioni, Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuqetaj, ka thënë se përkundër faktit që në aktakuzën e Prokurorisë së Pejës nuk është propozuar dënimi plotësues, Gjykata është dashur që ta shqiptojë këtë dënim, në atë mënyrë që i pandehuri ti kthej mjetet e përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Ndiqeni deklaratën e saj dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.