Prokurorja e papërgatitur për fjalën përfundimtare, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për  legalizim  të përmbajtje së rreme

Raporton: Adelina Ajeti

Gjilan-  Prokurorja e shtetit Slavica Popović ka deklaruar që nuk është e përgatitur për fjalën përfundimtare me arsyetimin se ka qenë e angazhuar në seancat e tjera  me ç’rast është shtyrë gjykimi ndaj të pandehurit Avni Hoti.

I njëjti akuzohet se është shërbyer me dëshmi të rreme me që rast me dashje ka vë në lajthim organin kompetent Komisionin Qeveritar për njohje të statusit të veteranit.

Vendimin për shtyrje të seancës e mori gjyqtarja Mevlide Shabani në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me propozim të prokurores së shtetit, seanca e sotme është shtyrë për datë 22 qershor.

Ndryshe, më datë 01.10 2015 e deri më datë 18.04.2019 pa ndërprerë në Gjilan, i pandehuri Avni Hoti e ka vu në lajthim organin zyrtar kompetent Komisionin Qeveritar te Republikës së Kosovës, për ta vërtetuar një çështje të pa vërtetë, e paraparë të shërbej si provë të një çështje ligjore në një dokument publik, dhe tani po ashtu në vazhdimësi mbanë në lajthim Ministrinë për Mirëqenie Sociale në Prishtinë, ashtu që i pandehuri aplikacionin blanko e ka plotësuar me të dhëna të pa vërteta, kinse i njëjti nga data 25.12.1998 e deri më datë 19.09.1999 ka qenë pjesëtar aktiv i UÇK-së, i angazhuar në aktivitete ushtarake të logjistikës -në kuadër të Brigadës 171 dhe si dëshmi në aplikacion ka evidentuar personat përgjegjës të tij dhe këtë aplikacion e ka dorëzuar në Shoqatën e veteranëve të luftës në Gjilan.

Në aktakuzë thuhet se  nga aty aplikacioni është dorëzuar Komisionit Qeveritar në Prishtinë, duke e vu te njëjtin në lajthim, ashtu që me datë 01.10.2015 te pandehurit iu është njohur statusi i veteranit të luftës dhe njëkohësisht e drejta në pension mujor prej 175 € të përcaktuar për veteranët e luftës.

Tutje aktakuza vazhdon ku thuhet se  më vonë gjatë hetimit preliminare të aplikacioneve të dyshimta është vërtetuar se njëjti është shërbyer me dëshmi te rreme dhe në këtë mënyrë i pandehuri me dashje dhe veprimet e veta e ka vu në lajthim organin kompetent Komisionin Qeveritar, për ta vërtetuar një çështje të pa vërtetë e paraparë të shërbej si provë në çështjen konkrete ligjore dhe deri me tani e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej 7.140€.

Me çka ka krye vepër penale “Legalizim përmbajtje së rreme” nga neni 403 paragrafi 11 KPRK-së, e dënueshme me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë