Prokurorja Dulina Hamiti në dy seanca në kohë të njëjtë, shtyhet gjykimi ndaj ish – drejtorit të Shkollës së Mesme “28 Nëntori”

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Mos prezenca e prokurores së çështjes Dulina Hamiti, bëri që seanca kundër Shemsi Lushakut i akuzuar për “Përvetësim në detyrë” të shtyhet për një datë tjetër. Kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti tha se Hamiti ishte në një gjykim tjetër duke përfaqësuar një aktakuzë lidhur me vrasje. Gjithashtu në këtë seancë prezent ishte edhe eksperti financiar nga prokuroria, Mentor Prekazi.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 tetor, në ora 13:15.

Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzon Shemsi Lushakun se duke qenë Drejtor i shkollës së mesme teknike “28 Nentori” ka përvetësuar shumën e të hollave prej 8.624.72 euro. Lushkau pretendohet se në kundërshtim me nenin 4 të Rregullores për Mbledhjen dhe Shpenzimin e të Hyrave Vetanake për mësim për të rritur si dhe nenin 5 të Rregullores për Grumbullimin dhe Menaxhimin e Mjeteve Vetanake i ka mundësuar vetes përfitimin e të hyrave të lartpërmendura.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë