Prokurorja Drita Hajdari paraqet një rast kërcënimi, Policia ka nisur hetimet

20200111_130455
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Janar 11, 2020

Prishtinë – Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, mëngjesin e së shtunës, është drejtuar në Policinë e Kosovës, ku ka paraqitur një rast të kërcënimit.

Rastin e ka konifrmuar Policia e Kosovës, duke thënë se kanë pranuar informatën se prokurorja Hajdari është kërcënuar me jetë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se rasti është duke u hetuar.

“Mund të konfirmojmë se e njejta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorine kompetente”, thuhet në përgjigjen e Kelanit.

Ndryshe, prokurorja Hajdari kishte ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën në rastin “Pronto”, ku të akuzuar janë Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti e të tjerë.

Por, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 janar 2020, të gjithë të akuzuarit i ka shpallur të pafajshëm.