Prokuroria selektive ndaj avokatëve

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për qasjen selektive të Prokurorisë Themelore në Pejë, në raport me avokatët.

Në Prokurorinë Themelore në Pejë, ishte iniciuar një rast i aksidentit në trafik, në të cilin ishin zhvilluar edhe negociata lidhur me pranimin e fajësisë.

Si ka shkuar procedura dhe negociatat për arritjen e kësaj marrëveshjeje? Kush ka hedhur dyshime se kjo prokurori ka qenë selektive ndaj avokatëve? Si ka ndodhur që gjatë negociatave, kjo prokurori ka pranuar kushtet për marrëveshjen e pranimit të fajësisë me avokatin e dytë, kurse të njëjtën e kishte refuzuar nga avokati paraprak i palës akuzuese?

Si ka ndodhur që kjo prokurori brenda 24 orësh ka ndërruar qëndrim lidhur me këtë marrëveshje dhe çfarë thotë prokurori i rastit e zyrtarët e Prokurorisë Themelore në Pejë?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë