Prokuroria në Prishtinë ngritë aktakuzë për fajde, detyrim e mashtrim

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave me inicialet I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se aktakuza është ngritur më 19 nëntor.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim

Në fund, bëhet e ditur se prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat thuhet se kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe prona t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë