Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj drejtoreshës për Kadastër, Gjeodezi e Pronësi në Komunën e Klinës

Prokuroria Themelore Peje
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Maj 7, 2021

Pejë – Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj drejtoreshës në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në Komunën e Klinës, Njomza Grabanica.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj.

Prokurorja Disha-Haxhosaj ka njoftuar se aktakuzën ndaj drejtoreshës Grabanica e ka ngritur në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kurse, kjo aktakuzë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Pejë me 6 maj 2021.

Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar gjykatësi i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën e Pejës, Sami Sharraxhiu, duke shtuar se lënda i është ndarë në punë atij. /BetimipërDrejtësi