Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit të PTK-së në Gjilan për përvetësim të 16 ndihmave sociale

Prokuroria Themelore Gjilan
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Tetor 16, 2020

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej një muaji, ndaj të dyshuarit B.N., për veprën penale “përvetësim në detyrë”.

Një kërkesë e tillë, kjo prokurori e ka paraqitur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas një komunikate për media, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M., në cilësinë e zyrtarit në PTK, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1,700 €.

Prokuroria bënë të ditur se, i dyshuari B.M., me urdhër të prokurorit kujdestar gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /BetimipërDrejtësi