Prokurori kalon në Prokurorinë Speciale, shtyhet seanca në mungesë të caktimit të një prokurori të ri 

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë – Në mungesë të prokurorit Abduarrahim Islami, i cili ka kaluar në prokurorinë speciale, seanca e paraparë të mbahet kundër të akuzuarve  Bujar Maliqi dhe Xhemajl Maliqi,për veprat penale vjedhje e rëndë, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe manipulim të provave, u shty.

Gjyqtari Arben Hoti tha se do të njoftohet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vonesat që po shkaktohen, duke mos e caktuar një prokuror nga ana e prokurorisë, për këtë lëndë.

Sipas pikës një të aktakuzës, me 10 janar 2014, Bujar Maliqi si menaxher ne bankën BKT në Podujevë, gjatë orarit të punës ka vjedhur paratë e qarkullimit ditor, ku nga kasaforta kishte marrë shumën prej 290.000 eurove. Gjithnjë sipas aktakuzës, një ditë pas, me 11 janar 2014, ka shkuar në bankë dhe ka hapur derën me  dhe ka hapur derën me çelësa, ku me dana dhe kaçavida i ka këputur kabllot që kanë qenë të lidhura me drajverin e kamerave dhe të njëjtat i ka zhdukur, me ç’rast i ka shkaktuar dëme të konsiderueshëm material BKT bankës.

Gjithashtu, në pikën dy të aktakuzës, Bujar Maliqi, akuzohet se në kohë dhe vend të njëjtë, në cilësinë e personit zyrtar në BKT bankën, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, me qëllim që ti sjell vetit dobi pasurore, ka vjedhur para në vlerë prej 284,995.70 euro, 13,827 dollar, 12,180 franga zvicerane, 5,510 funta Britanike.

Të akuzuarin Xhemajl Maliqin ,aktakuza e ngarkon për fshehje të provave, paratë dhe drajverin me pajisje të cilat i pandehuri Bujar Maliqi i kishte përvetësuar, siç janë cekur në pikat një dhe dy të aktakuzës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë