Prokurori dhe i akuzuari nuk vijnë në gjykatë, shtyhet seanca e korrupsionit

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Mungesa e prokurorit Feti Tunuzliu dhe të akuzuarit Emin Hasimi, ka bërë që të mos mbahet seanca e shqyrtimit të dytë, e të cilët kanë qenë të njoftuar për datën e kësaj seance.

Gjyqtari Valon Kurtaj mbeti i vetëm në sallën e gjyqit duke pritur që palët të vijnë dhe të filloi seancën gjyqësore, por të njejtit nuk u paraqitën, përkundër pritjes për 25 minuta.

Ky gjykimin zhvillohet kundër Emin Hasimi, i akuzuar për veprën penale ‘shpërdorim i detyrës zyrtare’, i cili akuzohet nga prokuroria se me qëllim të përfitimit për vete ka shpërdorur pozitën zyrtare. Prokuroria pretendon se i akuzuari si Rojatr i Pyllit ka dëmtuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH), nuk ka arsyetuar masën drunore prej 319.93 m3, të prera ilegalisht nga persona të panjohur.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë