Prokurori Besim Kelmendi: Të thuash që keqpërdorimi i detyrës zyrtare nuk është vepër penale korruptive, është e çuditshme

betimi per drejtesi
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prill 30, 2021

Prishtinë – Prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se është e çuditshme të thuhet se vepra penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” nuk është vepër korruptive.

“U çudita shumë kur e dëgjova, sepse për ata që kryejnë vepra penale, të gjitha veprat penale ish dashtë me i fshi prej Kodit Penal, s’ish dashtë me ekzistu hiç. Por, të thuash që keqpërdorimi i detyrës zyrtare nuk është vepër penale korruptive, është e çuditshme”, ka thënë prokurori Kelmendi gjatë konferencës virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në të cilën u publikua raporti i monitorimit të rasteve të korrupsionit për vitin 2020.

Se vepra e lartpërmendur është vepër korruptive deklaruan edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë tryezë.

Ndryshe, gjatë vitit 2020, IKD ka monitoruar gjithsej 240 raste të korrupsionit, me 643 të akuzuar gjithsej. Për këto raste të korrupsionit, IKD ka monitoruar 744 seanca gjyqësore të cilat ishin caktuar. /BetimipërDrejtësi