PROKURORI ARRIN MARRËVESHJE PËR PRANIMIN E FAJËSISË ME EDMOND MURATIN, GJYKATA E DËNON ME GJOBË

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Shaban Spahiu, ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me  të akuzuarin Edmond Murati për mbajtje të armëve pa autorizim dhe për veprën penale lëndimi i lehtë trupor.

I akuzuari Edmond Murati, për veprën penale mbajtje në pronësi, ose posedim të paautorizuar të armëve, u dënua me gjobë në shumë prej 500 euro, të cilën do ta paguaj pas plotfuqshmërisë së aktgjykimit, ndërsa për veprën penale lëndim i lehtë trupor u dënua me dënim të kushtëzuar burg prej 10 muajve, të cilin nuk do ta vuaj nëse mbrenda dy viteve nuk do të kryen vepër tjetër penale. Si dhe ju shqiptua dënimi plotësues konfiskimi i armës.

Prokurori Shaban Spahiu tha se qëndron pranë marrëveshjes për pranimin e fajësisë  me  të akzuarin Edmond Murati dhe mbrojtësen e tij avokaten Sadbere Maliqi. Prokurori tha se janë dakorduar në detaje lidhur me lartësinë e dënimit dhe ka propozuar që kjo marrëveshje të aprovohet nga tupi gjykues.

E dëmtuara Valdete Murtai mungoi në seancë, ndërsa mbrojtësi i viktimave Artan Abazi tha duke marrë parasysh se një të drejtë të tillë për arritjen e marrëveshjes  për pranimin e fajësisë të pandehurit ia lejon edhe ligji nuk e kundërshton si të tillë  por përmbajtjen e kësaj marveshje ja lën gjykatës që ta vlersoi.

Kryetari i trupit gjykues ka marrë aktvendim që ta pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mes të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe të akuzuarit Edmon Murati dhe mbrojtësit të tij

Kryetari  i trupit gjykues tha se i akuzuari e kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë, dhe se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare nga i akuzuari.

Sipas aktakuzës Edmond Murati, akuzohet se më 8  maj 2015, rreth orës 23:30, gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij në Gjilan, është gjetur një armë dhe municone të fshehura në dhomën e fjetjes e njëjta u konfisku nga Policia e Kosovës. Po në të njëjtën datë  i pandehuri pas një mos marrëveshje me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë