Projektligji për pagat, ndërhyrje në drejtësi
“Betimi për Drejtësi”
Prishtinë, 3 tetor 2018 – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për Projekt-Ligjin për Pagat e Sektorit Publik, me fokus në ndërhyrjet dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor që cënohet përmes këtij projektligji si dhe pasigurinë juridike që krijohet për gjykatësit dhe prokurorët. Për të diskutuar për këtë temë mysafir të Betim Musliut janë: Riza Livoreka, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve të Kosovës dhe Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Gjatë emisionit do të mund të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës