Pritja me vite për zgjidhjen e kontesteve të punës (Emisioni i plotë)

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Shkurt 16, 2020

Prishtinë – Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, do të mund të ndiqni hulumtimin për pritjen me vite për zgjidhjen e kontesteve të punës. Në këtë emision, është shfaqur hulumtimi lidhur me rastin e largimit të një mësimdhënëse nga puna, e cila pretendon se një veprim i tillë kundër saj ishte i jashtëligjshëm.

Në vitin 2015, Komuna e Shtimes, asaj ia kishte shkëputur marrëdhënien e punës, por që mësimdhënësja Bukurie Maksutaj, kishte nisur një betejë të gjatë administrative dhe gjyqësore, për të kërkuar të drejtën që ajo pretendonte se i takonte.

Në momentin e shkëputjes së kontratës ajo kishte qenë në javën e 18 të shtatzënisë dhe që nga ajo kohë, ende nuk i është dhënë epilog një çështjeje te tillë.

Si ka ndodhur rasti, në cilat instanca ajo është ankuar, cilat prej tyre i kanë dhënë asaj të drejtë dhe se në cilën shkallë gjendet aktualisht lënda e saj?

Këto dhe më shumë, do të mund t’i ndiqni në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, gjatë këtij emisioni do të mund të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme për monitorimin e seancave të korrupsionit në të gjithë gjykatat e vendit.