PRITJA E PASUKSESSHME E PALËVE NË KORRIDOR TË GJYKATËS

Raporton: Erlina TAFA

Gjilan, 10 shkurt 2016 – Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan ishte paraparë që të mbahet shqyrtimi i dytë kundër tre zyrtarëve të Drejtorisë për Gjeordezi, Kadastër e Pronë në Viti, të cilët pas një pritjeje prej një orë e gjysmë në korridorin e Gjykatës, u informuan se seanca e tyre do të shtyhet për datën 22 shkurt, ngase Trupi Gjykues i kësaj çështje ishte i zënë me një seancë tjetër që kishte zgjatur më shumë seç ishte paraprë. Lidhur me këtë çështje nuk u hap procesverbal, por palët u informuan në zyrë të gjyqtares Salihu.

Tre të akuzuarit Hidajete Aliu, Fadil Hoxha dhe Tajar Neziri ngarkohen nga Prokuroria Themelore në Gjilan se kanë keqpërdorur pozitën e tyre edhe atë me pretendimin se Aliu në cilësinë e zyrtares ligjore në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në viti më vitin 2014 kishte bërë në mënyrë të kundërligjshme ndërrlimin e titullarit të pronës nga pronari Nue Ballabani në NSH “Agromorava” në Viti. Ndërkaq, Hoxha në cilësi të përgjegjësit të Kadastrit dhe Neziri si ushtrues detyre i kësaj Drejtorie, pretendohen e kanë keqpërdorur pozitat e tyre duke e nënshkruar këtë vendim.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë