Prishtinasi raporton në polici se për tri vite radhazi po ngacmohet seksualisht nga një burrë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se për tri vite radhazi po ngacmohet seksualisht nga një burrë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejjtësi“.

Sipas policisë, thuhet se viktima ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari, i cili sipas tij është duke e linçuar me foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë