Prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë

“Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ndiqeni intervistën ekskluzive me ministrin e ri të Ministrisë së Drejtësisë (MD), Selim Selimi.

Cilat janë prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë Hoti? Cili është vizioni i ministrit Selimi për temat më sfiduese në fushën e sundimit të ligjit? Cilat janë vlerësimet e ministrit Selimi lidhur me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit? Çfarë hapa do të ndërmarrë në lidhje me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit? Çfarë thotë për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë? Cila është qasja e ministrit Selimi që synon ta realizojë në lidhje me procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë? Pse sipas tij, ky proces vlerësohet i nevojshëm dhe pse ai insiston se vetingu duhet të ketë konsensus nacional dhe duhet të bëhet në pajtim me standardet më të larta dhe në partneritet me ShBA-në dhe BE-në për të garantuar siguri juridike për të gjithë bartësit e funksioneve në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë? Sa do ta marr parasysh ministri Selimi punë ne Grupit Punues të mandatuar nga Qeveria Kurti për të ofruar skenaret e mundshme të vetingut? Çfarë përfshirje premton se do të ketë për ta analizuar dhe realizuar procesin e vetingut në Kosovë? Si duhet të pavarësohet sistemi i drejtësisë dhe sigurisë sipas ministrit Selimi? Cilat do të jenë investimet e tij më të mëdha në fushën e sundimit të ligjit për ta rritur përkrahjen për drejtësinë? Çfarë hapash do të ndërmarrë që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e sistemit të drejtësisë? Cilat janë prioritetet në fushën legjislative? Çfarë thotë për ligjin për konfiskimin e pasurisë të propozuar nga ish-ministrja Albulena Haxhiu?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën ekskluzive të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë