Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se për vitin 2015 nga 4352 zyrtarë, vetëm 21 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, ndërsa 11 të tjerë për shkaqe objektive, e kanë deklaruar me vonesë.
Sipas Pretenit, AKK do të ngritë kallëzime penale ndaj 20 zyrtarëve për mos deklarim të pasurisë brenda afatit ligjor. Sidoqoftë, sipas tij, dënimet e gjykatave për mos deklarim të pasurisë janë qesharake. Ndiqeni se çfarë thotë Preteni për dënimet e gjykatave?