Kryetari i OAK-ut, Osman Havolli, ka pranuar se ka favorizime dhe diskriminime të avokatëve, të cilët caktohen sipas detyrës zyrtare. Problemet më të mëdha në këtë drejtim, ai i sheh tek Policia e Kosovës. Havolli thotë se gjatë vitit 2015 janë dorëzuar rreth 100 fletëparaqitje ndaj avokatëve në Zyrën e Prokurorit Disiplinor. Ai paralajmëron masa disiplinore edhe për avokatët të cilët paraqiten në mjetet publike, dhe bëjnë deklarata të pabazuara për rastet serioze. Ndiqeni se kush favorizohen sipas tij nga institucionet e drejtësisë dhe çfarë masa do të merren ndaj tyre nga OAK-u?

Betimi për Drejtësi