Pranon fajësinë se mori 1 mijë e 200 euro kredi më letërnjoftimin e të dëmtuarit

Raporton: Genta PAJAZITI

VitiI akuzuari Premtim Hajdari ka pranuar fajësinë se në prill të 2019-ës, se ka vënë në lajthim të dëmtuarin N.S. duke i marrë letërnjoftimin e tij me anë të cilit marrin një kredi të parave në shumë prej 1200 euro, pa prezencën e tij.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Rozelida Manastiri, i akuzuari Hajdari deklaroi se e ndjen veten fajtor për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“E di, kam gabu, e ndjej veten fajtor”, tha i akuzuari Hajdari,

Ai kërkoi nga gjykata mundësisht t’ia shqiptojë një dënim me gjobë, ngase është në procedurën e rregullimit të vizës.

Ky pranim i fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk u kundërshtua nga prokurorja Manastiri, të cilin më pas e aprovoi gjykatësja Drane Simani.

Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penale do të bëhet më 15 nëntor 2021.

Ndryshe në këtë rast, për veprën penale “Mashtrimi”, akuzohej edhe Donika Damati, ndaj të cilës ka përfunduar procesi gjyqësor, dhe Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, më 17 gusht 2021, e  ka  dënuar me 400 euro gjobë.

Aktakuza e ngritur në qershor të vitit 2019, ngarkon Premtim Hajdarinn se në prill të 2019-ës, në kafiterine “Te posta”, në Viti, i pandehuri Premtim Hajdari dhe Donika Damati, në bashkëveprim me anë të paraqitjes së rreme të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm e vënë të dëmtuarin Naser Sadiku, në lajthim se në shitoren “INMOBILE”, pasi atje ka shumë tollovi në emër të tij dhe për të do të aplikojnë për marrjen me kredi të një telefoni dhe nga ai marrin letërnjoftimin e tij me anë të cilit ata shkojnë në shitoren “INMOBILE” dhe përmes tyre marrin një kredi të parave nga “IUTECREDIT KOSOVA JSC”, në shumë prej 1200 euro, në emër të dëmtuarit pa prezencën e tij, dhe pasi kthehen në kafiteri “Te Posta” në Viti ia kthejnë letërnjoftimin të dëmtuarit duke i thënë se sot nuk kemi krye punë por që do ta provojnë nesër.

Për këtë, ai po akuzohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 335, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë