Pranon fajësinë i akuzuari se vodhi dy laptopë dhe një biçikletë

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Lipjan-I akuzuari për vjedhjen e dy lapëtopëve, disa USB-ve dhe një biçiklete G.P. ka pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës dega në Lipjan.

Këto deklarime të pandehurit i kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, në Gjykatën Themelore në Prishtinë dega në Lipjan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pandehuri P. gjatë deklaratës së tij ka thënë se, pranimin e fajësisë po e bënë me vullnetin e tij të plotë, pa presion me vetëdije të plotë dhe i bindur për pasojat e pranimit të fajësisë.

Tutje, P. ka shtuar se këtë pranim po e bënë pasi është konsultuar me avokaten e tij e cila sipas tij, ia ka sqaruar benefitet e pranimit të fajësisë.

Ndërsa, në fund ka thënë se është i penduar dhe i vjen keq që është në gjykatë.

Kurse, mbrojtësja e të pandehurit të parë P., avokatja sipas detyrës zyrtare Marigona Gashi ka thënë se e mbështet pranimin e fajësisë të të mbrojturit të saj. E njëjta ka deklaruar edhe një herë se ai e ka kuptuar natyrën e veprës dhe pasojat e pranimit të fajit dhe këtë e ka bërë pas këshillimit të mjaftueshëm me të si mbrojtëse e tij.

Lidhur me pranimin e  fajësisë nga ana e të pandehurit të parë P, është pajtuar prokurori Kodraliu, ngase siç tha i njëjti ky parim është bërë me vullnetin e tij të lirë, pa presion dhe në konsultim të mjaftueshëm më avokaten e tij prezentë në këtë seancë.

Kodraliu tutje ka thënë se aktakuza është e mbështetur në prova të ligjshme dhe në përputhje me dispozitat ligjore të KPRK-së, prova të cilat pa mëdyshje vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri e ka kryer veprën penale të vjedhjes nga nenin 313. Andaj, gjykatës i propozoi që me rastin e caktimit të lartësisë së dëmin ndaj të pandehurit P. të merr parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

Si i tillë ky pranim është aprovuar nga gjykatësi Selman Salihi, i cili njoftoi se shpallja e aktgjykimit për këtë rast do bëhet me 13 qershor 2022.

Ndërsa, dy të pandehurit të tjerë L.H dhe D.I., për veprën penale që po i rëndon akuza blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës e veprës penale, H. dhe I. janë deklaruar të pafajshëm.

Pas deklarimeve të dy të pandehurve të tjerë, gjykatësi Salihi përmes aktvendimit veçoi procedurën penale, duke thënë se, procedura do të vazhdoi ndaj tyre sipas veprës penale që ju vihet në barrë.

Ndryshe, në fillim të seancës, prokurori Kodraliu fillimisht e ka bërë cilësimin e saktë të veprës penale për të cilën akuzohet H. dhe I. duke përfshirë si në vijim “të akuzuarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale nga nenin 333 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa pjesa tjetër mbetët e pandryshuar”.

Ndërsa, gjykatësi Salihi mbrojtësve të të pandehurve në fillim të seancës ua ka dorëzuar nga  një kopje të aktakuzës.

Seanca e shqyrtimit të dytë për të pandehurit Lirim Haliti dhe Denzim islami u caktua më 12 korrik.

Sipas aktakuzës, më 24 mars 2022, rreth orës 07:10, i në rrugën “Avdi Avdiu”, në Lipjan, akuzuari G.P me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, për vete, ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tani të dëmtuarit I.B, përmes derës se hyrjes e cila nuk ka qenë e mbyllur me qelës ka depërtuar në brendi të shtëpisë dhe përveç demolimit të gjësendeve i njëjti ka marrë dy llaptop me gjithë qante dhe disa USB, dhe ka dal në oborrin e shtëpisë ku edhe ka vërejtur një biçikletë të cilën e dhe e ka marrë dhe është larguar nga aty në drejtim të Gjilanit.

Me këtë ka kryer veprën penale ” Vjedhje” nga nenin 313, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë, të dyshuarit L.H. dhe D.I, pasi që paraprakisht kishin renë në kontakt me tani të dyshuarin G., të njëjtit edhe pse e kishin ditur ose kanë pasur mundësi ta dinin se laptopat e ofruar për blerje nga i dyshuari G. ishin si rezultat i kryerjes së veprës penale, pa hezitim i dyshuari L. e kishte blerë mjetin nga ta në shumë prej 80 euro, ndërsa i dyshuari D.I. në ndërkohë e kishte blerë laptopin tjetër në vlerë diku rreth 400 euro.

Me këtë secili veç e veç kishte për të kryer veprën penale “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të perfituara nga kryerja e veprës e veprës penale” nga nenin 333 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohet të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë